Kurti: S’po shkoj sot në Forumin e Prespës, po i pres veteranët

Aktuale

Kurti: S’po shkoj sot në Forumin e Prespës, po i pres veteranët

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 13:53
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e anulon pjesëmarrjen në Forumin e Prespës në Maqedoninë e Veriut, për t’i pritur përfaqësuesit e organizatave të veteranëve.

Ai tha se do t’i pres bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Muratin, për t’i dëgjuar ata dhe për të diskutuar për të gjitha, njofton Klankosova.tv.

“Ajo që propozoj sot është të anuloj pjesëmarrjen time në Forumin e Prespës dhe po pres në takim bashkë me Hekuran Muratin, udhëheqësit e organiztës së veteranëve të luftës së UÇK-së dhe po i dëgjoj e t’i diskutojmë të gjitha”.

Kurti tutje tha se përfaqëues i protestës nuk është një deputet i opozitës, duke iu drejtuar Abelard Tahirit, i cili foli në emër të veteranëve.

“Ata janë përfaqësues të protestës jo një deputet i opozitës. Nga Tahiri dëgjova se së pari u prezantua në emër të opozitës pastaj foli në emër të tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat