​Molliqaj para arrestimit: Veprimet e gjykatës janë të jashtëligjshme

Aktuale

​Molliqaj para arrestimit: Veprimet e gjykatës janë të jashtëligjshme

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 18:16
Dardan Molliqaj

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj para arrestimit, ka deklaruar se veprimet e gjykatës janë të jashtëligjshme.

Ai është shprehur se ftesa nuk është dërguar sipas obligimit ligjor që ekziston.

Molliqaj: Veprimet e gjykatës kanë qenë të jashtëligjshme

“Janë dy çështje krejtësisht të ndara, ne jemi sot këtu për të mbështetur kërkesat e veteranëve të drejta, legjitime, të domosdoshme. Ndërsa, veprimet e gjykatës kanë qenë të jashtëligjshme, kanë shkelur të drejtat e njeriut, sepse nuk kanë dërguar ftesat sipas obligimit ligjor që ekziston. Unë e ftoj edhe nga këtu, që gjykata të publikon dërgimin e ftesave që më pas të ketë mundësi të legjitimojë fletë-lëshimin e urdhër arrestit. Është shkelje e të drejtave të njeriut, por sot nuk është çështje e protestës”, ka thënë Molliqaj.

Policia e Kosovës e ka arrestuar kreun e PSD-së, Dardan Molliqajn. Kjo është bërë pas përfundimit të protestës së veteranëve, të cilit i ishte lëshuar urdhër-arrest nga gjykata, për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit Haki Abazi. Bashkë me Molliqajn janë arrestuar edhe disa anëtarë të PSD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat