Viola von Cramon: E këshilluam Kosovën që të mos aplikojë KiE pa i siguruar votat

Aktuale

Viola von Cramon: E këshilluam Kosovën që të mos aplikojë KiE pa i siguruar votat

Më: 17 qershor 2022 Në ora: 00:01
Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën dhe deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon ka thënë se Qeveria e Kosovës ishte këshilluar nga partnerët evropianë që të mos dorëzonte aplikacionin për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës pa siguruar shumicën e votave, duke lënë të kuptohet këto këshilla janë shpërfillur.

“Ndonëse shumë njerëz mbështesin aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, të gjithë ata këshilluan Qeverinë që të pres për ta dorëzuar aplikacionin për t’u siguruar se ekziston shumica (e votave) në Këshill përpara aplikimit.

Pak-a-shumë këtë thanë të gjithë partnerët ndërkombëtarë”, ka shkruar ajo.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e ka bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat