Rama thotë se vizitën tjetër tek Thaçi në Hagë dëshiron ta bëjë me Haxhinë

Aktuale

Rama thotë se vizitën tjetër tek Thaçi në Hagë dëshiron ta bëjë me Haxhinë

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 22:09
Foto nga takimi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot gjatë ditës e ka vizituar familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Burojë të Skënderajt.

Rama derisa ishte duke biseduar me babanë e Thaçit, Haxhinë, i tregoi se ishte për vizitë tek ai në Hagë, dhe se ai është mirë me shëndet.

“Isha tek Hashimi e vizitova ishte mirë, ju jeni të fortë, më duket të ka ngjarë ty. Ai se tha se na ana shëndetësore s’kam qenë kurrë më mirë, shumë  mirë mu duk, shumë shumë mirë. Edhe kështu më humor, më tha se lexonte shumë, bënte stërvitje”,ka thënë Rama në bashkëbisedim me familjarët e Thaçit.

Tutje, ai tha se në vizitën tjetër do të shkojë bashkë me babanë e Thaçit. Rama mori lavdavata dhe falënderime nga të dy prindërit e Thaçit, po ashtu edhe nga gruaja dhe djali i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat