Zgjedhja e drejtorit të ri të RTK-së, reagon eurodeputetja gjermane

Aktuale

Zgjedhja e drejtorit të ri të RTK-së, reagon eurodeputetja gjermane

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 10:21
Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon e ka quajtur lajm të mirë zgjedhjen e drejtorit të ri të RTK-së.

Von Cramon ka thënë se ky është hap drejt depolitizimit të medias në Kosovë.

“Lajme të mira për procesin e selektimit transparent dhe të bazuar në meritokraci të drejtorit të RTK-së, i cili do të hapë më tutje depolitizimin e medias në Kosovë”, ka shkruar Von Cramon.

Bordi i RTK-së ka zgjedhur dje Shkumbin Ahmetxhekajn drejtor të përgjithshëm të RTK-së.

Ai doli si kandidati më i poentuar në intervistim me 83.1 pikë. Në intervistën që u mbajt të mërkurën më 15 qershor e dyta si më e poentuara u rendit Arta Bajrami.

Ahmetxhekaj deri më tani ka mbajtur pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të RTK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat