“Albin ndali qentë”/ Uk Lushi ‘shpërtheu’ ndaj kryeministrit, ky është reagimi i Liri Loshit!

Aktuale

“Albin ndali qentë”/ Uk Lushi ‘shpërtheu’ ndaj kryeministrit, ky është reagimi i Liri Loshit!

Nga: N. Sh. Më: 22 qershor 2022 Në ora: 22:40
Uk Lushi

Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, gjatë ditës së sotme ka kritikuar qeverinë e Kosovës për marrëveshjen me energjinë.

Ai madje e quajti kryeministrin Albin Kurtin matrapaz.

Mirëpo, ai pas kësaj deklarate ka marrë shumë në adresën e tij.

E kjo e ka detyruar atë që t’i dërgojë edhe një porosi Kurtit.

“O Albin Kurti, ndali falangat e qenëve që po të shohin si profet sepse në fund ata do të kërkojnë të hanë kokën tënde! Shpëtoje kombin shqiptar nga këto monstra fashiste! Tregoju hajvanatave falangiste se mendimi i lirë është baza e demokracisë. Kombet që pranojnë kritikën dhe qëmtimin kritik të liderëve dhe shoqërisë ecin para, e falangat i mbajnë kombet mbrapa. Ndali qentë, Albin!”, ka shkruar ai.

Pas këtyre fyrjeve në drejtim të Lushit, ka reaguar edhe ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi.

Publicisti Loshi thotë se, Uk Lushi është ish ushtar i UÇK-së, aktivist i shquar për çështjen shqiptare në SHBA dhe kritik i pushteteve pa dallim.

Sipas tij, fyerja e militantëve të Vetëvendosjes që i bëjnë atij më turpëron dhe më bën ta ndiej veten keq që mesin tonë ka ende aq shumë njerëz me mungesë të kulturës minimale të komunikimit.

“Militantët duhet ta kuptojnë se Vetëvendosje nuk është më në opozitë, por është në pushtet, pra udhëheq shtetin e shteti është njësoj si i atyre që e duan, ashtu edhe i atyre që nuk e duan Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. E drejta e fjalës është minimumi i asaj që duhet ta garantojë demokracia dhe këtë të drejtë nuk mundet askush t‘ia cenojë askujt”, shkruan ai.

Loshi tutje shprehet se, nëse nuk mund të duroni që dikush t’ua kritikojë, apo edhe t’ua fyejë liderin, lirojeni nga karrika e kryeministrit dhe më askush një fjalë nuk ia thotë!

“Për sa kohë që drejton qeverinë, Albin Kurti, si çdo ish kryeministër do të kritikohet, por edhe do të lëvdohet e mbrohet nga argumentet e kundërta.

Unë ju them militantëve që ta mësojnë gjuhën e kritikës dhe gjuhën e mbrojtjes me fakte dhe argumente në vend të vulgaritetit rrugaçëror. Sepse, rrugaçëria nuk e mbron askënd, ajo vetëm e kontaminon dhe e tensionon edhe më shumë ambientin politik, i cili edhe ashtu është mjaft i polarizuar”, shkruan ai.

Ai tutje thotë kërkon që të ndalen fyerjet.

“Stop fyerjeve e sharjeve ndaj të gjithë atyre që kultivojnë mendimin ndryshe. Pa këtë mendim ndryshe që ne e kemi kultivuar në medie e në rrjetet sociale, sot nuk do ta kishim në pushtet Albin Kurtin. Vetëm qeverisja e mirë dhe me duar të pastra e ruan dhe e mbron Albin Kurtin dhe qeverinë e tij. Deri më tash kjo është qeveria më e pakorruptuar që ka pasur Kosova dhe ne që njohim parimet e zotit Kurti nuk kemi asnjë arsye të shqetësohemi nga kritikat që vijnë nga çfarëdo individi, apo grupi politik”, potencon Loshi.

Loshi thotë se qeveri pa defekte nuk ka, andaj edhe ka reagime ndaj atyre defekteve.

“Por, edhe ne vetë, duhet të jemi realistë se qeveri pa defekte nuk ka dhe se nëse ne nga pelhura e simpatisë nuk i shohim, të tjerët i shohin dhe reagojnë konform percptimit të tyre. Të tillëve nuk bën t’iu cenohet fjala përmes fyerjeve dhe linçimit, sepse ne duam të ndërtojmë shoqëri të lirë dhe të civilizuar në çdo aspekt e në çdo drejtim.

Paqe e dashuri për të gjithë juve!”, përfundon Loshi reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat