Arbana Xharra tregon fajtorin kryesor për mos liberalizimin e vizave – përmend raportin zviceran: Ja si e cilësoi Kosovën!

Aktuale

Arbana Xharra tregon fajtorin kryesor për mos liberalizimin e vizave – përmend raportin zviceran: Ja si e cilësoi Kosovën!

Nga: A.M Më: 25 qershor 2022 Në ora: 18:26
Gazetarja Arbana Xharra

Gazetarja Arbana Xharra ka komentuar mos liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ajo tha se faktori kyq që nuk po bëhet liberalizimi i vizave është ndikimi i presidentit turk Erdogan në Kosovë.

Madje, Xharra përmendi edhe një raport zviceran ku Kosova paraqitet si qendra që distribuon xhihadizmin në Evropë.

“5 vitet e fundit, secili shërbim i sigurimit në vendet e Evropës ka shpallë Kosovën në raportet e tyre si qendra që distribuon xhihadizmin në Evropë (s'ka tri javë që një raport të tillë e publikoi fedpoli zviceran). A mos deshët që ktyne elementeve tu japin viza?

Jepni leje për ndërtimin e xhamive politike në midis Prishtinës e pritni të bëheni pjesë e Evropës!”, shkroi Xharra në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Leni Erdoganin mrena e kqyrni qysh kane me iu hek vizat. Ska te beje korrupsioni e as kriteret tjera qe eshte thene se do te ndihmojne ne liberalizim te vizave, hic me pak nuk jane te korruptuara vendet tjera te rajonit. 5 vitet e fundit, secili sherbim i sigurimit ne vendet e Evropes ka shpalle Kosoven ne raportet e tyre si qendra qe distribuon xhihadizmin ne Evrope (s'ka tri jave qe nje raport te tille e publikoi fedpoli zviceran). A mos deshet qe ktyne elementeve tu japin viza?

Jepni leje per ndertimin e xhamive politike ne midis Prishtines e pritni te beheni pjese e Evropes! Kete politike e kane nise qeverite e shkuara dhe kjo qe eshte tani po e vazhdon. Vuçiçit i thone s'ka me njeren kembe ne Rusi me tjetren ne Evrope. Neve s'na thone kaq hapur por na bejne edhe ma keq se Serbise.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat