Deputeti i LVV-së: Albulena Haxhiu punon 16 orë në ditë për me qit diçka në dritë

Aktuale

Deputeti i LVV-së: Albulena Haxhiu punon 16 orë në ditë për me qit diçka në dritë

Më: 28 qershor 2022 Në ora: 00:18
Albulena Haxhiu

“Albulena Haxhiu punon 16 orë në ditë për me qit diçka në dritë”.

Kështu ka thënë Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje për ministren e Drejtësisë.

Basha në emisionin “DPT te Fidani në T7”, iu është përgjigjur deklaratës së shefit të grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahirit, i cili të hënën sot ka deklaruar se “Kurti është i vetëm”, pasi sipas tij “ministrat i janë lodhur”.

Më pas ka pasuar deklarata e Bashës për Albulena Haxhiun që sipas tij “po punon shumë për vettiungun në drejtësi”.

Gjatë kësaj interviste, ai ka folur vazhdimisht për nevojën e ndryshimeve në sistemin e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat