Ganimete Musliu: Lajçak të kthehet nga ka ardhur, nëse nuk e bën këtë gjë në Kosovë

Aktuale

Ganimete Musliu: Lajçak të kthehet nga ka ardhur, nëse nuk e bën këtë gjë në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 28 qershor 2022 Në ora: 09:28
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka thënë se i Dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, duhet të kthehet nga ka ardhur, nëse BE nuk ka ofertë konkrete për dialogun dhe liberalizimin e vizave.

Ajo ka thënë se Kosova e do një Evropë, e cila nuk i refuzon evropianët e saj, përcjell Bota sot.

Sipas saj, BE-ja izoloi Kosovën, edhe pse ajo ishte pranuese e këshillave të saj dhe kreu shumë detyra dhe obligime me barra më të rënda se të gjitha shteteve që ka brenda.

Reagimi i Musliut në Facebook:

Republika e Kosovës, që nga mbarimi i luftës, ka qenë pranuese e këshillave të BE-së, për mos të thënë, nga BE-ja ka pranuar çdo rekomandim pothuajse pa asnjë rezervë. Bashkimi Evropian, ne na vuri para shumë detyrave dhe obligimeve, na ngarkoi barra më të rënda se të gjitha shteteve që ka brenda dhe rezultati i kësaj qasjeje është, izolimi i vendit tonë, izolimi i shoqërisë sonë.

Ka ardhur koha që Bashkimi Evropian, jo vetëm për sa i përket dialogut, por edhe për sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve tonë, që mos të harrojmë janë po aq evropian sa edhe secili francez, gjerman, zviceran etj., të tregon gatishmërinë, seriozitetin dhe përgjegjësinë për të marrë vendimin për liberalizimin e vizave. Nëse, gatishmëria, serioziteti dhe përgjegjësia mungon, atëherë Lajçak nuk do duhej të vinte fare në Kosovë dhe këtë duhet të ja thonë të gjithë ata me të cilët ai ka në plan të takohet.

Përgjigja jonë duhet të jetë: mjaftë më me fjalë, tani duam hapa konkret; e duam një Evropë, e cila nuk i refuzon evropianët e saj.

Shumë procese e nisma të BE apo të disa shteteve anëtare të BE-së, përveç që kanë shpenzuar paratë e qytetarëve të tyre, nuk kanë sjell asnjë rezultat për t´u përmendur. Po bëhen 23 vjet nga përfundimi i luftës dhe ne po mbesim brenda një tranzicioni të mundimshëm. Lajçak po nuk pati ofertë konkrete duhet të kthehet nga ka ardhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat