349 mijë euro investime në sektorin e ujitjes për fermerët deçanas

Aktuale

349 mijë euro investime në sektorin e ujitjes për fermerët deçanas

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 10:10
Foto nga takimi

Mbi dy milionë e 400 mijë euro janë destinuar për investime në sistemin e ujitjes për shtatë komuna të Kosovës,

Përfituese nga ky buxhet është edhe Komuna e Deçanit. Kreu i saj, Bashkim Ramosaj, 349.800 euro do të investohen në sektorin e ujitjes për fermerët deçanas.

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se ditën e djeshme, së bashku me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z.Faton Peci, kemi nënshkruar marrëveshje për ndërtimin dhe rehabilitimin e sistemit të ujitjes në Komunën e Deçanit (Kanalet në fshatin Isniq dhe Llukë e Epërme) në vlerë prej 349.800 euro.

Ashtu siç jemi zotuar, përpjekjet tona nuk do t’i ndalim asnjëherë deri në përmirësimin e kushteve të punës për fermerët tanë”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat