Del autopsia: Ja si vdiq Marigona Osmani - detaje tronditëse

Aktuale

Del autopsia: Ja si vdiq Marigona Osmani - detaje tronditëse

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 12:20
Marigona Osmani, Arbër Sejdiu dhe Dardan Krivaqa

Detaje tronditëse janë përshkruar në aktakuzën e ngritur kundër Dardan Krivaqes dhe Arbër Sejdiut nga Prokuroria Themelore e Ferizajt për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, ndodhur në gusht të vitit 2021.

Raporti i autopsisë ka konstatuar se nga goditjet e shumta, 18-vjeçarja ka pësuar politraumë – lëndime të shumëfishta. Ku vdekja është shkaktuar menjëherë nga asfiksia mekanike si dhe shoku hemorragjik dhe traumatik.

Sipas prokurorisë, në ditën kritike Dardan Krivaqa hynë në dhomë me një shkop dhe së bashku me Arbër Sejdiun e godsasin viktimën në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar 18-vjeçares dhimbje të mëdha fizike dhe psikike.

Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu që nga gushti i vitit të kaluar ndodhen në paraburgim si të dyshuar për vrasjen e vajzës 18 vjeçe, Marigona Osmani nga Ferizaj. Ndërkohë, Krivaqës i është shtuar edhe vepra penale “dhunimi” dhe Sejdiut ndihmë në kryerjen e dhunimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat