​Ambasadori francez: Dëshirojmë që në fund të dialogut të ketë njohje reciproke

Aktuale

​Ambasadori francez: Dëshirojmë që në fund të dialogut të ketë njohje reciproke

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 19:28
Ambasadori i Francës në Beograd Pierre Koshar

Ambasadori i Francës në Beograd Pierre Koshar deklaroi se është në interes të Serbisë dhe Kosovës dhe gjithë rajonit që dialogu të ecën përpara dhe se qëllimi është normalizimi i plotë i marrëdhënieve mes dy vendeve, i cili përfundimisht duhet të ketë njohjen reciproke.

Koshar për Radio Televizionin e Vojvodinës ka folur për atë nëse njohja e pavarësisë së Kosovës është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Ai tha se prioritet është përparimi në dialogun e mbështetur nga BE-ja ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Dëshira jonë është që në fund të arrijmë njohje reciproke, por përmes procesit nuk vendosim kushte paraprakisht. Ajo që është e rëndësishme është që të zhvillohet një dialog që u mundëson popullit të Serbisë dhe Kosovës të jetojnë në paqe, të kryejnë tregti dhe të udhëtojnë", tha ai.

Koshar tha se samiti i javës së kaluar në Bruksel i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor "nuk ishte i pasuksesshëm", por se "mundësoi konfirmimin e dëshirës së të gjitha vendeve evropiane për t'i dhënë një shtysë të re procesit të anëtarësimit".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat