​Peci: Arrestimet për mashtrim me subvencione janë të shpeshta, nuk e di a mundemi çdoherë të reagojmë

Aktuale

​Peci: Arrestimet për mashtrim me subvencione janë të shpeshta, nuk e di a mundemi çdoherë të reagojmë

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 12:18
Faton Peci

Për mosreagim ndaj arrestimit të asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë për mashtrim me subvencione, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci tha se arrestimet e këtyre zyrtarëve janë bërë aq të shpeshta sa nuk e dinë nëse mund të reagojnë çdoherë.

Por theksoi se si Qeveri kanë demonstruar vullnet politik për eliminimin e keqpërdorimit që kanë ndodhur në këtë institucion.

Peci: Arrestimet e këtyre zyrtarëve janë bërë të shpeshta, nuk e di a mundemi çdoherë të reagojmë

“Sa i përket çështjes së arrestimeve, unë besoj që ne si Qeveri kemi demonstruar vullnet politik që e kemi edhe detyrim ligjor, dhe koordinimeve me të gjitha institucionet dhe akterët e rëndësishëm të rendit dhe drejtësisë në funksion të dukurive devijante edhe në eliminimin e keqpërdorimeve që kanë ndodhur në këtë institucion dhe rrjedhimisht parimin dhe e drejta nuk ka karakter selektiv, por megjithatë, arrestimet e këtyre zyrtarëve janë bërë aq të shpeshta sa që nuk e di se a mundemi çdoherë me pas reagime karshi arrestimeve të zyrtarëve të cilët kryesisht arrestohen për periudhën kohore kur ne nuk kemi qenë në qeverisje”, u shpreh Peci.

Këto komente ministri Peci, i bëri pas kritikës së deputetit të LDK-së, Armend Zemaj se nuk pati reagim nga institucionet për arrestimin e djeshëm të asambilisti të Lëvizjes Vetëvendosje në dyshim për keqpërdorim për subvencione.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat