​“Të vrarë nga Serbia e të izoluar nga Evropa”, aktivitet te Zyra e BE-së pas mos liberalizimit të vizave

Aktuale

​“Të vrarë nga Serbia e të izoluar nga Evropa”, aktivitet te Zyra e BE-së pas mos liberalizimit të vizave

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Organizata Lëvizja për Demokraci ka mbajtur një aktivitet simbolik të quajtur “Burgu” para Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë, për ta kundërshtuar mos liberalizimin e vizave.

Mexhid Ramusa, drejtues i organizatës Lëvizja për Demokraci, theksoi se në bazë të këtij aktiviteti duan t’i tregojmë BE se si po e mban të izoluar padrejtësisht Kosovën.

“Nuk kemi asnjë faj që mbetemi të izoluar.

Këtë lloj aktiviteti si në ‘burg’, si po shihet do ta dërgojmë para zyrës së BE edhe në Bruksel”, tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat