Osmani, Kurti e Szunyog bashkë në prezantimin e prioriteteve të Presidencës çeke të BE-së

Aktuale

Osmani, Kurti e Szunyog bashkë në prezantimin e prioriteteve të Presidencës çeke të BE-së

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 14:31
Osmani, Kurti e Szunyog

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili vjen nga Çekia, së bashku me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti dhe të ngarkuarin me pune të ambasadës së Çekisë në Kosovë kanë marrë pjesë në organizimin e zyrës së BE-së për të prezantuar prioritetet e presidencës çeke të BE-së.

Shefi i Zyrës së BE-së, Szunyog, ka ndarë disa fotografi nga organizimi.

“Krenar që u bashkova sot me të ngarkuarin me punë të ambasadës së Çekisë në Kosovës, Pavel Bilek, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për të prezantuar prioritetet e presidencës çeke të Këshillit të BE-së nën moton Evropa si detyrë: Rimendo, rindërto, rifuqizo”, ka shkruar Szunyog.

Çekia nga sot udhëheqë me presidencën e Këshillit të BE-së deri më 31 dhjetor 2022.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat