“Herët apo vonë duhet ta njohë Kosovën”, Serbisë i vjen një mesazh nga Berlini

Aktuale

“Herët apo vonë duhet ta njohë Kosovën”, Serbisë i vjen një mesazh nga Berlini

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 15:32
Adis Ahmetoviq

Deputeti i Bundestagut gjerman, Adis Ahmetoviq nga radhët e SPD-së, ka qenë kritik në raport me zhvillimet e fundit në Samitin e Be-së, në raport me Ballkanin Perëndimor, raporton DW.

Ahmetoviq në mënyrë të veçantë ka kërkuar statusin e vendit kandidat për Bosnjën, vizat për Kosovën dhe fillimin e negociatave për anëtarësim për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, gjithashtu edhe përshpejtim të procesit të integrimit për Malin e Zi.

 Kur bëhet fjalë për kushtin që Serbia të njohë Kosovën për t’u bërë anëtare e plotë e BE-së, qëndrimi i Ahmetoviqit është gjithashtu i qartë.

“Kancelari Solz tha, dhe unë thjesht do ta citoj atë: “Nëse Serbia dëshiron të hyjë në BE, duhet të punojë në përmbushjen e kritereve nga Kopenhagen, duhet t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë dhe, gjëja e tretë, duhet të ketë normalizim. të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kështu që herët a vonë duhet ta njohë Kosovën”, ka thënë Ahmetoviq.

Ai gjithashtu ka thënë se s’mund të jesh vend anëtar i BE-së derisa s’ke qëndrim të qartë nëse je me demokracinë apo me Rusinë.

“Nuk mund të jesh anëtar i BE-së nëse në këtë moment nuk e ke të qartë nëse je në anën e demokracisë, domethënë BE-së, apo je në anën e autokracisë, domethënë Rusisë. Dhe nëse Serbia nuk dëshiron të bëjë një vendim, do të jetë e vështirë për të ndërmarrë hapat e ardhshëm. Unë e them hapur se nëse Serbia thotë se do të jetë në anën e BE-së, se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, atëherë ne jemi këtu dhe mund të vazhdojmë përpara”, ka shtuar Ahmetoviq.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat