Ujkani: Sa herë që Kosova zbaton reciprocitetin karshi Serbisë, Vuçiqi del me deklarata për çnjohje

Aktuale

Ujkani: Sa herë që Kosova zbaton reciprocitetin karshi Serbisë, Vuçiqi del me deklarata për çnjohje

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 18:41
Fjolla Ujkani

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani ka folur për veprimet e Serbisë që proklamon çdo ditë një çnjohje të Kosovës.

Ujkani ka thënë se sa herë që Kosova merr kapa konkret dhe zbaton reciprocitetin karshi Serbisë, Vuçiqi del e thotë deklarata të tilla për çnjohje të reja.

Sipas saj, me këto veprime i bie që Kosova është në hapa të sigurt karshi zbatimit të marrëveshjeve.

“Sa herë do që ne marrim hapa konkret dhe mundohemi ta zbatojmë reciprocitetin karshi Serbisë, e shohim që Vuçiq del dhe thotë deklarata të tilla. Kjo i bie që ne jemi në hapa të mirë dhe të sigurt karshi zbatimit të marrëveshjeve. Këto deklarata mbeten deklarata nga ana e tij, ne tashmë vetëm jemi mësuar me deklarata të tilla”, tha Ujkani.

Ajo thotë se Qeveria Kurti po i vë reciprocitet Serbisë deri në masën që t’ia dëshmojë që Kosova është Republikë dhe duhet të trajtohen si dy shtete të barabarta.

“Neve na duhet që të punojmë fort sepse kemi situata dhe raste konkrete që e kemi dëshmuar që ne nuk jemi ata që më do ta tolerojmë palën serbe që ajo të vu sanksione apo reciprocitet ndaj neve dhe ne të ndalemi dhe të presim si ti shkojmë përshtati por ja që janë veprime konkrete nga Qeveria Kurti që po i vu reciprocitet deri në masën që ne duhet t’ia dëshmojmë që jemi republikë dhe të trajtohemi të barabarta si dy shtete”, ka deklaruar Ujkani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat