Deputetja e Vetëvendosjes: Opozita po e keqpërdor çështjen e veteranëve duke derdhur lot krokodili

Aktuale

Deputetja e Vetëvendosjes: Opozita po e keqpërdor çështjen e veteranëve duke derdhur lot krokodili

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 20:36
Fjolla Ujkani

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani ka deklaruar se çështja e veteranëve po keqpërdoret nga opozita, siç thotë ajo, “duke derdhur lot krokodili”.

Ujkani ka thënë se përgjatë 20 viteve ka pasur veteranë që kanë bërë vetëvrasje nga keqtrajtimi i pushteteve më herët.

“Veteranët gëzojnë respekt nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes. Por është një çështje që po keqpërdoret nga opozita, duke derdhur lot krokodili dhe thuajse se këta nuk kanë qenë asnjëherë nuk kanë qenë në pushtet më herët dhe që po duan të sjellin një projektligj ku përfshihen edhe veteranët në ligjin e pagës minimale, ku të ekzistonte edhe një rritje e pagës për ta.

Por ja që këta po harrojnë që veteranët përgjatë këtyre 20 viteve ka pasur që kanë bërë vetëvrasje nga keqtrajtimi i këtyre pushteteve më herët”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat