Kurti: Ndërhyrja amerikane siguroi mbijetesën e popullit të Kosovës

Aktuale

Kurti: Ndërhyrja amerikane siguroi mbijetesën e popullit të Kosovës

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 22:22
Albin Kurti

Ambasada amerikane në Kosovë, ka organizuar sonte një pritje me rastin e 246 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në një ambient të ngrohtë, Ambasada Amerikane ftoi shumë mysafirë nga jeta politike, shoqërore e kulturore.

Aty u pa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me bashkëshortin dhe dy vajzat e saja, si dhe kryeministri Kurti me bashkëshorten e tij.

Në fjalën e tij para musafirëve, kryeministri Albin Kurti tha se Deklarata e Pavarësisë së Amerikës prezantoi kthesën e madhe në historinë botërore, pasi historia moderne politike, sipas tij, nuk mund të kuptohet shumë më pak e vlerësuar pa revolucionin amerikan dhe Deklaratën e Pavarësisë.

“Në fund të shekullit të 20, ndërhyrja humanitare e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe e udhëhequr nga ideja e supremacisë së të Drejtave të Njeriut mbi sovranitetin shtetëror, do të siguronte mbijetesën e popullit të Kosovës. Sot, ne jemi të përkushtuar ndaj jetës, lirisë, dhe kërkimit të lumturisë për vendin tonë, për rajonin tonë dhe më gjerë, pavarësisht nga raca, etnia, ngjyra, feja, bindjet politike, orientimi seksual ose çdo dallim tjetër real ose i perceptuar“, tha ai,.

Kurti shtoi se në fillim të shekullit 20, shqiptarët luftonin për të siguruar vendin e tyre në mesin e kombeve të pavarura të botës dhe “liderët tanë të atëhershëm” i kishin shpresuar edhe idealet amerikane të Presidentit Wilson.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat