Krerët e shtetit flasin me zëvëndësshefin e MCC-së, kryeministri Kurti jep detaje

Aktuale

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 23:15
Albin Kurti dhe Artane Rizvanolli

Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, bashkë me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli, kanë biseduar me zëvendësshefin ekzekutiv të MCC-së.

Kurti tha se kanë shprehur mirënjohjen për vendimin e bordit të MCC-së për të miratuar marrëveshjen e kompaktit me vlerë 236.7 milionë dollarë.

“Së bashku me Presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli zhvilluam një bisedë me zëvendësshefin ekzekutiv të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Mahmoud Bah. Shprehëm mirënjohjen tonë për vendimin e bordit për miratimin e marrëveshjes së Kompaktit me vlerë 236.7 milionë dollarë, prej të cilave 34.7 milionë janë kontribut i Qeverisë sonë”.

Shefi i qeverisë përsëriti se ky është investimi më i madh deri tani në Kosovë në fushën e energjisë, derisa shtoi se kjo marrëveshje është një nga më të rëndësishmet mes Kosovës dhe ShBA-së.

Postimi i plotë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat