Mërgimtarët po nisen drejt Kosovës, “bllokohet” kufiri Kroaci – Serbi

Aktuale

Mërgimtarët po nisen drejt Kosovës, “bllokohet” kufiri Kroaci – Serbi

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 12:32
Mërgimtarët po nisen drejt Kosovës

Me hapjen e sezonës verore, ka nisur ardhja edhe e mërgimtarëve në Kosovë.

Sipas fotografive nga kamerat në kufirin Serbi – Kroaci,  në pikën kufitare të “Bajakovo-s”, shihet një numër i madh veturash që presin për të kaluar.

Kjo pikë kufitare përdoret nga mërgimtarët gjatë rrugës për në Kosovë.

Ndryshe, edhe këtë vit, Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare për bashkatdhetarët.

Mirëpo për dallim nga dy vitet paraprake, kur polica e subvencionuar merrej në pikën kufitare, këtë vit ka ndryshuar procedura.

Image
Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat