Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë zyrtare në Slloveni

Aktuale

Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë zyrtare në Slloveni

Më: 3 korrik 2022 Në ora: 14:59
Borut Pahor dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në këtë shtet.

Në njoftimin e Presidencës thuhet së “kjo vizitë do t`i rikonfimoj marrëdhëniet e shkëlqyeshme me Slloveninë, teksa me homologun Pahor, në një sërë aktivitetesh të përbashkëta, presidentja Osmani do t`i diskutojë mundësitë e thellimit të b]ashkëpunimit dhe raporteve ndërshtetërore”.

“Gjatë kësaj vizite, Osmani do të zhvillojë takime edhe me udhëheqës të Parlamentit të Sllovenisë si dhe të Këshillit Kombëtar të Sllovenisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

“Kurse Forcave të Armatosura të Sllovenisë, Presidentja Osmani gjatë qëndrimit në këtë shtet do t`ua ndajë një dekoratë për kontributin për paqe dhe siguri në kuadër të misionit të NATO-s në Republikën e Kosovës, në të cilin përgjatë viteve kanë shërbyer mijëra ushtarë slloven.

Në agjendën e vizitës zyrtare të Presidentes Osmani në Slloveni do të jetë edhe takimi me mërgatën e Kosovës në Slloveni, ligjërata e organizuar nga Qendra për Perspektivën Evropiane dhe Bled Strategic Forum si dhe pjesëmarrja në shfaqjen “Zgjimi i pranverës”, bashkëprodhim i Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe Qendrës për Arte dhe Komunitet- Artpolis, e cila do të jepet në Teatrin e Nova Goricës”,  thuhet ndër të tjera në njoftimin nga Presidenca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat