Qalaj: Askush nuk guxon t’i afrohet policit më shumë se 1 apo 2 metra

Aktuale

Qalaj: Askush nuk guxon t’i afrohet policit më shumë se 1 apo 2 metra

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 21:10
Rashit Qalaj

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka thënë se askush nuk ka të drejtë të sulmojë zyrtarët policorë të Kosovës.

Duke folur për përplasjen e familjes Lushtaku me dy zyrtarët policorë, ai ka thënë se askush nuk duhet t’i afrohet policit “më shumë se 1 metër apo 2 metra”.

Ai ka thënë se edhe nëse gabon polici në kryerjen e detyrës së tij, kjo gjë duhet të adresohet në mekanizmat përkatës.

“Edhe nëqoftëse ka gabuar polici, janë mekanizmat për t’u adresuar, por jo të sulmohet polici. Është fat i madh që nuk është vrarë askush aty”, ka thënë Qalaj në Pressing

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat