Edhe rektorët e universiteteve publike vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Aktuale

Edhe rektorët e universiteteve publike vizitojnë ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 09:25
Artan Nimani dhe Agron Bajraktari kanë vizituar ish krerët e UÇK-së

Përfaqësuesit e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, Artan Nimani dhe Agron Bajraktari kanë vizituar ish krerët e UÇK-së.

Në vizitën e tyre në Hagë, Nimani dhe Bajraktari kanë takuar ish presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, ish kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi.

Po ashtu, ata janë takuar edhe me ish deputetin Rexhep Selimi dhe kryetarin dhe zëvendëskryetarin e OVL UÇK-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Njoftimi i plotë:

Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës vizitoi krerët e UÇK-së në Hagë

Përfaqësuesit e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, kryesuesi Prof. Asoc. Dr. Artan Nimani dhe zëvendëskryesuesi Prof. Dr. Agron Bajraktari, kanë vizituar në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ish Presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi, ish kryetarin e Kuvendit, z. Kadri Veseli, ish-kryetarin e Kuvendit, z. Jakup Krasniqi, ish deputetin, z. Rexhep Selimi, kryetarin e OVL të UÇK-së, z. Hysni Gucati dhe zëvendëskryetarin z. Nasim Haradinaj.

Përfaqësuesit e Konferencës së Rektorëve thanë se janë ndjerë të emocionuar gjatë takimit me krerët e UÇK-së, për vendosmërinë që ta fitojnë edhe këtë betejë në Hagë, për t’i dëshmuar botës edhe një herë se lufta jonë për liri ishte e drejtë dhe e pastër.

Rektorët Nimani e Bajraktari thanë se gjendja e çlirimtarëve ishte shumë e mirë dhe u shprehën të sigurt se shumë shpejt ata do të lirohen të pafajshëm nga Haga, ku po mbahen padrejtësisht dhe do të kthehen faqebardhë në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat