A po zbatohet vendimi i Qeverisë për ujin në sektorin e gastronomisë?

Aktuale

A po zbatohet vendimi i Qeverisë për ujin në sektorin e gastronomisë?

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës mori vendim që lokalet e gastronomisë që furnizohen me ujë nga ujësjellësi publik të shërbejnë ujë nga çezma. Gjithashtu, objektet e gastronomisë duhet të pajisen me certifikatë të cilësisë së ujit nga Institutit i Shëndetësisë Publike dhe ta ekspozojnë atë në lokale. Se si është pritur ky vendim dhe se a po zbatohet në gastronomi.

Ridvan Ademi, pronar i një prej lokaleve në vend, thotë se në vazhdimësi qytetarëve u është shërbyer ujë të pijes.

Edhe Arian Vranica nga Shoqata e gastronomëve tha se në lokale nuk ka munguar asnjëherë uji për klientët.

Nga ujësjellësit “Prishtina”, kanë bërë të ditur se shumë gastronomë janë të rregullt në pagesa të shërbimeve të ujit, por ka edhe biznese të vogla dhe të mesme, borxhi i të cilave është mbi 7 milionë euro.

Qeveria e Kosovës mori vendim që lokalet e gastronomisë që furnizohen me ujë nga ujësjellësi publik të shërbejnë ujë. Ky vendim nxiti reagime të ndryshme.

Me këtë rast nga Oda e Hotelerisë dhe Turizmit, u tha se më këtë vendim Qeveria ka cenuar pavarësinë e gastronomeve dhe të pjesës tjetër të sektorit të hotelerisë e turizmit, duke shkelur parimet e ekonomisë së lirë të tregut por edhe duke mos e respektuar lirinë dhe integritetin personal të gastronomëve, hotelierëve dhe pronës së tyre.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat