​Kosova me legjislacion të mirë të gjuhës, sfidë mbetet implementimi

Aktuale

​Kosova me legjislacion të mirë të gjuhës, sfidë mbetet implementimi

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 12:30
Pamje nga prezantimi

Zyra e kryeministrit në bashkëpunim me organizatën "Thuaj diçka" kanë bërë prezantimin e mekanizmave online për raportim të shkeljeve të të drejtave gjuhësore dhe mësimin e gjuhës për të punësuarit në administratën publike.

Në këtë prezantim të mekanizmave online, u tha se Kosova ka legjislacion të mirë të gjuhës por që sfidë mbetet implementimi.

Drejtori i programit në Iniciativën e Re Shoqërore, Milosh Milovanoviq ka prezantuar mekanizmat online për raportimin e shkeljeve të të drejtave gjuhësore në nivel lokal dhe qendror.

"Ky formular në bashkëpunim me zyrën e mësimit të gjuhëve duhet të inkorporohet që sa më lehtë qytetarët që të mund të qasen. Në atë moment kur qytetari e plotëson formularin, automatikisht institucionet që e kanë lajmëruar rastin dhe në mënyrë të përbashkët do të merren me rastin që është lajmëruar nga qytetari", ka thënë ai.

Komisioneri për gjuhët nga Zyra e Kryeministrit, Slavisha Mladenoviq ka kërkuar bashkëpunim më të madh nga vet të punësuarit në Administratën Publike.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport u shpreh se është me rendësi që të eksplorohen gjuhët e njëri-tjetrit.

Edhe zëvendësshefi i misionit të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Peter Van Bloemen tha se duhet të promovohen gjuhët brenda vendit.

E shefja e misionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracion në Kosovë (IOM), Anna Rostcka tha se çështja e gjuhëve ka ndikim në të drejtat fundamentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat