Veshall tregon pse i tha Kurti se iu bë e padrejtë kur e liruan nga pozita e zv.ministrit të kulturës

Aktuale

Veshall tregon pse i tha Kurti se iu bë e padrejtë kur e liruan nga pozita e zv.ministrit të kulturës

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 18:56
Sejnur Veshall

Para dy ditësh, Sejnur Veshall është liruar nga posti i zëvendësministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Lidhur me këtë çështje, Veshall tregoi pse kryeministri Albin Kurti i tha se i është bërë e padrejtë.

Në “Ditari”, Veshall tha se sipas Kurtit, ai ka bërë punë të mirë duke prezantuar komunitetin rom.

“Është thënë e padrejtë sepse më ka thënë se puna ime në Qeveri duke prezantuar komunitetin rom dhe puna ime në Qeveri si zv.ministër i Republikës së Kosovës ka qenë e mirë, por kërkesa e koalicionit, kërkesa e vetë propozuesit për të qenë në këtë pozitë e ka shtyrë për ta marrë këtë vendim. Dhe kjo ka qenë përgjigje, ma tha se është bërë e padrejtë”, tha ai.

Ai theksoi se letra e vendimit nuk iu dha nga Kurti, por nga asistentja e tij e cila ia dorëzoi atë e përlotur.

“Dhe e treta vetëm se u takuam, dhe gjëja më e mirë që ma ngushëlloi këtë pjesën, mu bë me ndi ma rahat, nuk ma dha kreyministri letrën e vendimit, ma dha asistentja e tij, e cila ishte e përlotur dhe më tha vetëm e dimë që tu bë e padrejtë dhe pranoje vendimin”, tha ai.

Më 4 korrik, Veshall u lirua nga pozita e zv.ministrit në MKRS. Ai ishte emëruar në këtë pozitë në prill të vitit 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat