Shifra alarmante, dy viktima dhe 1,793 raste të reja me COVID-19

Aktuale

Shifra alarmante, dy viktima dhe 1,793 raste të reja me COVID-19

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga testime të realizuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, 1,793 persona kanë rezultuar pozitiv, me coronavirus.

MSH njofton se në 24 orët e fundit kanë vdekur 2 persona.

Të shëruar janë 174 persona, ndërkaq në total nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 3,153.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 263 persona, ndërkaq në total janë administruar 1,832,976.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat