Haradinaj: Shpresoja që granti i MCC të dedikohej për gazsjellësin Shkup-Prishtinë

Aktuale

Haradinaj: Shpresoja që granti i MCC të dedikohej për gazsjellësin Shkup-Prishtinë

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 22:13
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e cilësoi përmbylljen e marrëveshjes me MCC-në si një hap të rëndësishëm. Megjithatë Haradinaj tha se ka shpresuar që ky grant do të shkonte për ndërtimin e projektit amerikan të gazsjellësit.

“Është shumë e rëndësishme që po përmbyllet marrëveshja me MCC-në, pra një marrëveshje e filluar shumë herët nga qeveritë paraardhëse. Kuptohet edhe në kohën time kemi bërë një punë të çmuar për këtë marrëveshje dhe për këtë grant, pra para falë për Kosovën, ne kemi shpresuar se ato para, pra 200 milionë dollarë amerikan, tani 236, do të shkojnë në gazsjellësin Shkup – Prishtinë”, tha Haradinaj.

Ai tha se projekti amerikan i gazsjellësit që lidhë Prishtinën me Shkupin do ta ndryshonte thellësisht gjendjen energjetike në vend.

“Do të jepte opsione plus qoftë për burimet e energjisë, qoftë për çmimin, për plotë situata tjera, na vjen keq që nuk është ashtu, është humbje e madhe për Kosovën, është mirë që paret e MCC-së pra po i dedikohen Kosovës prapë se prapë, pra nuk po humbet ai buxhet”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, gazsjellësi do të siguronte një burim të përjetshëm të energjisë në Kosovë.

“Po ta sillnim gazsjellësin amerikan në Prishtinë me investim amerikan, me paret e Amerikës, do të fitonim një burim alternativ, strategjik, të garantuar, të mbrojtur në plotë drejtime se është me investim amerikan dhe do të kishim një burim të përjetshëm energjie në Kosovë për t’u përballë me Sfidat e Mijëvjeçarit në Kosovë, me energji të pastër, sepse energjia nga gazi është e pastër, më e pastër se energjia me thëngjill”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat