Haxhiu: Ta bëjmë këtë ligj, nëse Kuvendi shpërbëhet në vjeshtën e vonë sipas Arben Gashit, mbesim pa të

Aktuale

Haxhiu: Ta bëjmë këtë ligj, nëse Kuvendi shpërbëhet në vjeshtën e vonë sipas Arben Gashit, mbesim pa të

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 13:40
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka kritikuar pushtetin që nuk dha votat në Komisionin për Shëndetësi, për projektligjin e propozuar nga PDK për rregullimin e çmimit të barnave.

“Është shumë me rëndësi për qytetarët që ta kalojmë shpejt në lexim të parë, në shtator ta miratojmë ligjin.

Cka ndodhë nëse Kuvendi shpërbëhet në vjeshtën e vonë sipas Arben Gashit edhe mbesim pa ligj të barnave.

Pra, e kemi mundësinë me e rregullu tash. Ministria e paska një draft, e rregullojmë mes dy leximeve, çka ka të keqe këtu.

Çka nëse ndodhë që vërtet Kuvendi shpërbëhet, e nuk do të ketë ligj, qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmime të shtrenjta”, tha Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat