Ekspedita e kompanisë britanike në Kosovë për ar, përveç Herticës synon edhe tri lokacione të tjera

Aktuale

Ekspedita e kompanisë britanike në Kosovë për ar, përveç Herticës synon edhe tri lokacione të tjera

Më: 29 korrik 2022 Në ora: 20:00
Ilustrim

Të martën kompania britanike Western Thethyan Resources, me degën e saj në Kosovë – Kosovo Minerals Resources – njoftoi se kanë fituar licencë për kërkimin e arit, bakrit dhe mineraleve tjera në fshatin Herticë të Podujevës. Drejtori menaxhues i kësaj kompanie, Mentor Demi tha se po presin edhe tri licenca tjera.

Demi tha se Kosovo Minerals Resources ka edhe tri licenca hulumtuese në Kosovë, ndërsa po pret edhe tri të tjera.

Ai tha se synim i kësaj kompanie janë Podujeva, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.

Për në Herticë, KMR licencën e ka marrë nga Komisioni i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve.

Sali Mulaj nga KPMM, kur është pyetur për kompaninë britanike, ka treguar se si jepen proceduralisht rëndom licencat.

“Për të gjitha aplikacionet KPMM-ja brenda dy (2) muajve nga pranimi i kërkesës së plotë për Licencën e shfrytëzimit nga një aplikues i kualifikuar, KPMM-ja ose do ta lëshojë Licencën në fjalë ose ti dërgojë aplikuesit vendimin e KPMM-së për refuzimin e licencës për shfrytëzim, një shpjegim me shkrim mbi arsyet për marrjen e këtij vendimi, dhe një njoftim me shkrim me anë të te cilit njoftohet aplikuesi i kërkesës mbi të drejtën e tij për ankesë dhe shqyrtim gjyqësor të vendimit”, tha Mulaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat