​Borrell: Bllokadat e rrugëve të hiqen menjëherë, çështjet të adresohen përmes dialogut

Aktuale

​Borrell: Bllokadat e rrugëve të hiqen menjëherë, çështjet të adresohen përmes dialogut

Më: 1 gusht 2022 Në ora: 06:40
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell

Borrell: Bllokadat e rrugëve të hiqen menjëherë, çështjet të adresohen përmes dialogut.

Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia deri më 1 shtator dhe ka thënë se pret që bllokadat e vendosura nga serbët në veri të largohen menjëherë.

“Mirëpresim vendimin e Kosovës për zhvendosjen e masave deri më 1 shtator. Pres që të gjitha bllokimet e rrugëve të hiqen menjëherë”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Ai ka theksuar se çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe fokusimi në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thelbësore për rrugët e tyre të integrimit në Bashkimin Evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat