​Reagon ambasdori amerikan, tregon a u koordinua Kurti me ndërkombëtarët për reciprocitetin

Aktuale

​Reagon ambasdori amerikan, tregon a u koordinua Kurti me ndërkombëtarët për reciprocitetin

Më: 2 gusht 2022 Në ora: 11:41
Jeffrey Hovenier

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur vendimin e liderëve shtetërorë të Kosovës për të pezulluar përkohësisht masat e reciprocitetit për targat dhe letërnjoftime, ka thënë ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.

Hovenier ka thënë se të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe se ishin në koordinim me komunitetin ndërkombëtar.

“ShBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar ai në Twitter. 

Qeveria e Kosovës, ka shtyrë zbatimin e dy vendimeve për dokumentet dhe targat serbe, që çuan në bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës nga serbët lokalë gjatë vikendit.

Sipas kërkesës së SHBA-së, vendimet do të fillojnë të zbatohen nga data 1 shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat