Ndalimi i autoambulancës në veri që dyshohet se kontrabandonte barna, reagon MPB-ja

Aktuale

Ndalimi i autoambulancës në veri që dyshohet se kontrabandonte barna, reagon MPB-ja

Më: 3 gusht 2022 Në ora: 00:47
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sot në fshatin Rudare të Zveçanit, kanë ndaluar një automjet me të cilin po kontrabandoheshin barna.

Njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, kanë hasur pako me produkte medicinale me banderola të Serbisë, thuhet në një komunikatë për media.

“Drejtuesi i automjetit, nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicinale, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke i ikur obligimeve doganore.

Të gjitha këto barna ilegale të sekuestruara janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat