Deputeti i VV-së: Vetëm koalicioni “PLAS” e do rrëzimin e Qeverisë, por janë larg realitetit

Aktuale

Deputeti i VV-së: Vetëm koalicioni “PLAS” e do rrëzimin e Qeverisë, por janë larg realitetit

Nga: M.L. Më: 3 gusht 2022 Në ora: 21:50
Agon Batusha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Afon Batusha ka reaguar pasi Lista serbe ka shprehur synimet e saj për rrëzimin e Qeverisë.

Ai ka thënë se Qeveria e LVV-së dhe kryeministrit Kurti është e vetmja që është formuar pa votat e Listës serbe.

Sipas tij, Qeveria nuk varet asnjëherë nga votat e këtij subjekti politik.

Qeveria e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe e kryeministrit Albin Kurti, është e vetmja qeveri që është formuar pa votat e Listës serbe, pa koalicion me ta dhe nuk varemi asesi dhe asnjëherë nga ata. Kjo ka bërë që Qeveria të jetë më stabile, e pa shantazhueshme nga kërcënimet e Beogradit. Në anën tjetër mos përfshirja në koalicion apo marrëveshje ka bërë që LS të humb fuqinë politike që ka pasur brenda institucioneve të Republikës”, ka thënë Batusha.

Ai ka potencuar po ashtu se “i vetmi koalicion aktual është PLAS (PDK, LDK, AAK dhe LS) për rrëzimin e qeverisë legjitime të zgjedhur nga populli në mënyrë demokratike.

Dëshirë kanë, ndoshta edhe ëndërr, por janë largë të bërit realitet”, ka përfunduar Batusha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat