Gjesti i turpshëm i Ardian Kastratit/ Pozhari e quan ‘gjallesë opozitare’: Kjo është fatkeqësia e tij e madhe!

Aktuale

Gjesti i turpshëm i Ardian Kastratit/ Pozhari e quan ‘gjallesë opozitare’: Kjo është fatkeqësia e tij e madhe!

Nga: N. Sh. Më: 4 gusht 2022 Në ora: 23:26
Ardian Kastrati

Sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës, derisa ishte në foltore deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari – Lila, një gjë të pazakonte e bënte deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati.

Ai u çua në këmbë dhe bënte kinse po i bie ‘violinës’, ndërsa Kusari vazhdonte fjalimin e saj në Kuvend.

Pas këtij gjesti të Kastratit kanë vërshuar reagimet.

Një reagim kundër tij e ka bërë edhe gazetari dhe analisti politik Xhevdet Pozhari.

Ai deputetin e PDK-së e quan ‘gjallesë opozitare’.

Pozhari thotë se fatkeqësia më e madhe është që Kastrati është edhe profesor.

Postimi i plotë:

Ec e kritikoje Qeverinë. Kur e sheh këtë gjallesë opozitare të humbin fjalët.

Sa herë po mendoj me e kritiku Qeverinë Kurti, veç kur po më del një kësi deputeti përpara.

Që fatkeqësia të jetë edhe më e madhe, qifti i këtij është bë edhe profesor në fakultet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat