Asociacioni, ambasadori gjerman i kundërpërgjigjet Petkoviqit

Aktuale

Asociacioni, ambasadori gjerman i kundërpërgjigjet Petkoviqit

Më: 5 gusht 2022 Në ora: 14:28
Jorn Rohde dhe Petar Petkoviq

Pasi e akuzoi se po thotë të pavërteta për vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targa dhe dokumente, ambasadori gjerman në Kosovë i është përgjigjur Petar Petkoviqit.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i ka kthyer sot Petar Petkoviqit, që drejton një të ashtuquajtur “Zyrë për Kosovën” në Serbi. Por, jo me gjuhen që përdori zyrtari serb.

“I dashur, z. Petkovic, po, të gjitha marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen. Për informatën tuaj: Kam deklaruar shumë herë se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe duhet të adresohet, frik e kam thënë në Televizion, në “Slobodno Srpski” dhe “Kallxo Përnime”, dhe në takimet biletareale me qeverinë e Kosovës në baza të rregullta”, ka shkruar sot ambasadori gjerman.

Para këtij shpjegimi të Rohdes, të enjten kishte reaguar Petkoviq, duke thënë se diplomati gjerman, të cilin e quante “përfaqësues”, nuk po e thoshte të vërtetën.

Petkoviq shpërndau në rrjetin social Twitter shkrimin e ambasadorit gjerman, ku nga takimi që pati me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani tha se shtyerja e vendimeve për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse janë legjitime.

“Përfaqësuesi gjerman në Prishtinë nuk po thotë të vërtetën! Si ndodh që shkelja e marrëveshjes dhe lëvizjet e dhunshme të @albinkurti të jenë legjitime? Sa është legjitime heqja e targave? Si ndodh që përfaqësuesi gjerman në Prishtinë heshti për këtë?”, shkroi Petkoviq.

Petkoviq shtoi se nuk ka mundësi që sic e quan ai ‘konfiskimi i dokumenteve personale të serbëve’ të jenë legjitime.

“Si ka mundësi që është legjitime konfiskimi i dokumenteve personale nga serbët në K&M? Ku e thotë kështu? Çfarë ndodhi me themelimin e Asocacionit të Komunave Serbe të cilën serbët e kanë pritur për gati 10 vjet, e cila është e vetmja gjë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit?”, tha ai.

Ai mori guximin edhe ta qortojë Gjermaninë, duke thënë se nuk bëri asgjë për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Pse Gjermania nuk bëri asgjë për Asocacionin? Përpara çdo interpretimi të njëanshëm, lexoni me kujdes marrëveshjet e mëparshme!”, shtoi ai.

Për pjesën e fundit, këtë të Asociacionit të Komunave Serbie, iu përgjigj Rohde sot.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat