Reagimi i parë nga VV pas deklaratës së SHBA-së: Ngushëllime atyre që janë mërzitshëm që s’po bahet Zajednica!

Aktuale

Reagimi i parë nga VV pas deklaratës së SHBA-së: Ngushëllime atyre që janë mërzitshëm që s’po bahet Zajednica!

Nga: A.ZH Më: 5 gusht 2022 Në ora: 17:32
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha, ka reaguar pas deklaratës së të dërguarit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, se krijimi i Asociacionit, nuk duhet të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe të krijojë “shtet brenda shtetit”.

Basha ka thënë se amerikanët nuk e duan një Kosovë jofunksionale, pasi Asociacioni e krijon një Bosnje të dytë në Kosovë.

Ai u ka shprehur “ngushëllime atyre që janë mërzitshëm që s’po bahet Zajednica!”, përcjell Bota sot.

Reagimi i deputetit të VV-së në Facebook:

Amerikanët veç kërkojnë me i bind që diçka nuk bën, e kur e sheh që Zajednica që e kanë nënshkru ata hajgerexhitë e krijon një Bosnje të dytë, normal që as amerikanët nuk e duan një Kosovë jofunksionale!

Për 16 muaj ka ndryshu për 360 shkallë politika e jashtme:

Amerikanët deklarohen kundër Zajednicës me kompetenca ekzekutive!

Për herë të parë stikersa për automjetet me targa të Serbisë!

Amerika dhe BE deklarohen që Kosova është në të drejtën e saj me ushtru reciprocitet!

Nuk lejohet mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë!

Nuk lejohen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë!

Të gjitha raportet ndërkombëtare për vendin janë pozitiv në vlerësimin e qeverisjes se mirë dhe luftën kundër krimit e korrupsionit!

Të vetmit të pakënaqur me politikën e jashtme janë Vuqiçi, Lista Serbe dhe opozita. Ngushëllime atyre që janë mërzitshëm që s’po bahet Zajednica!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat