Latifi vjen me një parashikim: Ja çfarë do të ndodhte nëse Dua Lipa do të kthehej në Kosovë dhe do ta vendoste shaminë!

Aktuale

Latifi vjen me një parashikim: Ja çfarë do të ndodhte nëse Dua Lipa do të kthehej në Kosovë dhe do ta vendoste shaminë!

Nga: A.M. Më: 6 gusht 2022 Në ora: 12:07
Profesori Blerim Latifi

Profesori Blerim Latifi ka reaguar sërish në lidhje mbi vendosjen e shamive në shkolla.

Ai përmes një postimi në Facebook ngriti një hipotezë dhe tregoi se çfarë do të ndodhte nëse Dua Lipa do kthehej në Kosovë dhe do vendoste shaminë.

Latifi tha se me këtë rast do të zhdukeshin shumë talente dhe nuk do arriheshin të zbuloheshin asnjërë.

“Sa e sa talenti zhduket si pasojë e shtypjes së grave nga burra primitivë, në emër të normave mesjetare, të shpikura nga burra të tjerë primitivë për të përligjur pushtetin e tyre mbi gratë”, deklaroi ai, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Paramendojeni situatën: pas luftës Dukagjin Lipa kthehet me gjithë familjen në Kosovë. Ditë prej ditësh ai fillon të shoqërohet me një imam vahabist. Imami dikur e bindë se fëmijët e tij duhet t'i rris sipas sheriatit. Vajzën me emrin Dua duhet ta mbulojë me shami. Kështu Dua e vogël rritet me edukatën se nuk ka se çfarë të pres nga jeta, përveçse të pres adoleshncën për t'u martuar me një burrë që do ja gjejnë të tjerët dhe të jetojë pastaj si prona private e tij, kryesisht duke u marrë me punët e shtëpisë. E dënuar në analfabetizëm, ajo nuk ja rrugë tjetër: edhe fëmijët e saj do t'i rris si analfabetë.

Paramendojeni të njëjtën situatë për Majlinda Kelmendin, Rita Orën, Nora Gjakovën, Distria Krasniqin, e sa e sa vajza të Kosovës që po e nderojnë Kosovën gjithandej botës.

Sa e sa talenti zhduket si pasojë e shtypjes së grave nga burra primitivë, në emër të normave mesjetare, të shpikura nga burra të tjerë primitivë për të përligjur pushtetin e tyre mbi gratë.

Një komb i cili lejon që gjysma e popullatës së tij të shtypet nga gjysma tjetër, e privon veten nga gjysma e potencialit të tij zhvillimor.

Stop shtypjes religjioze të grave!

Ky vend nuk ka derdhur gjak që liria e tij të jetë veç liri e burrave, por edhe e grave. Parasegjithash e grave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat