Rusia reagon pasi Kosova ia ndaloi hyrjen gazetares Aslamova

Aktuale

Rusia reagon pasi Kosova ia ndaloi hyrjen gazetares Aslamova

Më: 7 gusht 2022 Në ora: 13:29
Daria Aslamova

Gazetarja ruse, Daria Aslamova, është shpallur të dielën person i padëshirueshëm në Kosovë.

Sipas një vendimi të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, asaj i ndalohet hyrja në Kosovë për pesë vjet.

Për këtë vendim të autoriteteve të Kosovës, ka reaguar ambasada e Rusisë në Beograd.

Sipas mediave serbe, këtë vendim ata e kanë quajtur provokim nga ana e Kosovës.

“Ndalimi i pabazuar i Daria Aslamovës paraqet një provokim tjetër të institucioneve të përkohshme në Kosovë, ku Prishtina i ka injoruar plotësisht parimet themelore demokratike, duke përfshirë lirinë e mediave. Ftojmë Sekretariatin e OKB-së, UNMIK-un, Misionin e OSBE-së në Kosovë, Misionin e BE-së për zbatimin e ligjit dhe organizatat ndërkombëtare ekspertë të dalin menjëherë me një vlerësim publik për atë ngjarje”, thuhet në një deklaratë të ambasadës ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat