​Kurti takoi përfaqësuesit e FSSHK-së, diskutojnë përmirësimin e pozitës së punonjësve shëndetësorë

Aktuale

​Kurti takoi përfaqësuesit e FSSHK-së, diskutojnë përmirësimin e pozitës së punonjësve shëndetësorë

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 19:09
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim përfaqësuesve të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, me të cilët ka biseduar mbi bashkëpunimin në përmirësimin e pozicionit të punonjësve shëndetësorë përmes dialogut social.

Në takimin e përbashkët ku morën pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe zëvendësministrja Dafina Gexha Bunjaku, u theksua përkrahja dhe gatishmëria e Qeverisë për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit me FSSHK-në

Kryetarja e FSSHK-së, Tevide Imeri ka theksuar se FSSHK-ja mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë, duke përkrahur punëtorët e përkushtuar dhe profesionistë.

Përfaqësuesit e FSSHK-së e njoftuan kryeministrin me sfidat të cilat përballen profesionistët shëndetësorë në punën e përditshme.

Në këtë takim u dakorduan që komunikimi do të jetë i vazhdueshëm, me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve shëndetësore dhe sigurimit të punës me dinjitet për profesionistët shëndetësorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat