Zaimi: Presidenti serb po tregon objektivin e vet, ai po planifikon t’i vrasë 5-6 serbë në veri

Aktuale

Zaimi: Presidenti serb po tregon objektivin e vet, ai po planifikon t’i vrasë 5-6 serbë në veri

Nga: A.SH Më: 13 gusht 2022 Në ora: 12:11
Arbër Zaimi

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Arber Zaimi ka reaguar ndaj deklaratës së presidnetit serb i cili ka thënë se “Kosova dëshiron të vrasë 6-8 serbë që veprojnë të armatosur në veri të vendit”.

Sipas tij, është presidenti serb po tregon planin dhe objektivin e vet.

Postimi në Facebook:

Vuçiqi kur po thotë se “Kosova dëshiron të vrasë 6-8 serbë që veprojnë të armatosur në veri të vendit”, tregon planin dhe objektivin e vet.

Disa serbë të armatosur të cilët terrorizojnë popullsinë vendase, që gjuajnë me armë kundër policisë e cila patrullon kundër kontrabandës, që gjuajnë me shuplaka para syve të fëmijëve familjarët që udhëtojnë me makina, Vuçiqi po dëshiron t’i shpallë martirë para vaktit.

Ai ka nevojë që në Bruksel të marrë me vete emra të vrarësh, sepse argumente nuk i kanë mbetur më.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat