Ministri Krasniqi reagon pas emërimit të burrit të Albulena Haxhiut si këshilltar

Aktuale

Ministri Krasniqi reagon pas emërimit të burrit të Albulena Haxhiut si këshilltar

Më: 14 gusht 2022 Në ora: 18:46
Elbert Krasniqi

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar pas lajmeve për emërimin e Alban Krasniqit, burrit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, si këshilltar në kabinetin e tij.

Përmes një postimi në Facebook, ministri Krasniqi se përvoja e ish kandidatit për kryetar të Malishevës, është tejet e dobishme dhe për këtë arsye ndihet i nderuar që është pjesë e ekipit të tij.

Ai ka thënë se kontributi i Alban Krasniqit do të jetë pa pagesë dhe pa ndikuar në buxhetin e shtetit.

Postimi i plotë:

Alban Krasniqi i bashkohet ekipit tim, si këshilltar i jashtëm politik, përvoja e tij në qeverisjen lokale është tejet e dobishme dhe për këtë arsyje ndihem i nderuam që ai është tashmë pjesë e ekipit tonë duke dhënë këtë kontribut pro bono (pa pagesë), pra pa ndikuar në buxhetin e shtetit

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat