Kurti merr një telefonatë të rëndësishme dy ditë para takimit me Vuçiq

Aktuale

Kurti merr një telefonatë të rëndësishme dy ditë para takimit me Vuçiq

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 20:37
Albin Kurti

I Dërguari i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, e ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin ketë të martë.

Kjo bisedë vjen në prag të takimit të nivelit të lartë në Bruksel, Kosovë-Serbi.

Përmes një postimi në Twittër, kryeministri Kurti ka thënë se është e nevojshme të ketë një marrëveshje të përqëndruar në njohje reciproke ndërmjet dy vendeve.

“Përpara diskutimeve në Bruksel, pata një telefonatë produktive me të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, duke theksuar nevojën për një marrëveshje të përqendruar në njohjen e ndërsjellë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat