‘Parashikimi’ i Matoshit: Nëse Vuçiq pranon stikersat dhe lejet e njoftimit – marrëveshja finale arrihet brenda vitit

Aktuale

‘Parashikimi’ i Matoshit: Nëse Vuçiq pranon stikersat dhe lejet e njoftimit – marrëveshja finale arrihet brenda vitit

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 23:48
Halil Matoshi

Halil Matoshi – komentator politik pas takimit sontëm mes Kurtit – Lajcak dhe Escobar, ka thënë se nëse Vuçiq pranon stikersat në tabela dhe lejet e njoftimit, mund të kemi brenda vitit një marrëveshje finale me Serbinë.

“Ajo çka mund të them, është se z.Kurti ka pasë një ditë të mirë, pasi është takuar me Shefin e NATO-s, që është një ripërcaktim i Kosovës për paqe”, ka thënë fillimisht Matoshi në Politiko.

Më tej, ai ka deklaruar se në mediet serbe është spekuluar që takimi mund të zgjasë disa ditë deri sa të arrihet një marrëveshje.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat