“Po ia bën një argat Beogradit, Vlora lexohet qartë dhe shpejt”

Aktuale

“Po ia bën një argat Beogradit, Vlora lexohet qartë dhe shpejt”

Nga: A.SH Më: 18 gusht 2022 Në ora: 11:43
Vlora Çitaku

Profesori Enver Bytyçi ka thënë se Vlora Çitaku po ia bën një argat Begoradit.

Kjo për arsye se të deklaratave të saj debalancuese e kondraverse sa i përket raporteve me Serbinë.

Sipas tij, ajo është dhe në skemën e të qenit pro Ramës, me qëllim që të jetë edhe pro Vuçiq!

Shkrimi i plotë:

Vlora lexohet qartë dhe shpejt!

Vlora Çitaku është e njohur si diplomate e Kosovës, por edhe për qëndrimet e saj debalancuese e kondraverse sa i përket raporteve me Serbinë. Prandaj dhe këto raporte nuk dëshiron t'i artikulojë direkt. Megjithatë po ia bën një argat Beogradit, duke marrë në mbrojtje qeverinë e Edi Ramës në Tiranë. Duke falenderuar Shqipërinë për ndihmën me energji ajo shkruan se "këtu mes nesh, disa, mezi presin ta sulmojnë Shqipërinë dhe qeverinë shqiptare".

Në këtë fjali e identifikon Shqipërinë me qeverinë. Por në fjalinë e mëpasme bën meakulpën kur shkruan "Mos harroni kurrë, qeveritë janë të përkohshme"! Në fakt ajo vetë e harron këtë në fjalinë paraardhëse. Kjo do të thotë se Vlora është midis dilemës së të qenit në krah të Edi Ramës dhe mbrojtjes së parimit "qeveritë janë të përkohshme"! Por është dhe në skemën e të qenit pro Ramës, me qëllim që të jetë edhe pro Vuçiq!

Vlora lexohet qartë e shpejt!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat