U.d i drejtorit të Policisë: Do t’u shërbejmë të gjithëve padallim, po luftojmë grupet kriminale

Aktuale

U.d i drejtorit të Policisë: Do t’u shërbejmë të gjithëve padallim, po luftojmë grupet kriminale

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 12:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Ushtrues i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Fehmi Hoti, në 23-vjetorin e themelimit tha se çdo vit falë punë se palodhshme të pjesëtarëve ky institucion po përparon.

Madje sipas tij, me përkushtim do të vazhdojnë që t’u shërbejnë të gjitha qytetarëve padallim.

Hoti shtoi se po luftojnë grupet kriminale dhe se po punojnë në zvogëlimin e aksidenteve.

“6 shtatorin e kujtojmë si ditën e kadetëve. Çdo vjet të shënimit të kësaj date shohim rritjen e organizatës tonë përmes punës së palodhshme të policisë”.

“Rrugëtimi i policisë vazhdon të jetë në përfaqësimin e gjitha komuniteteve, grave e burrave. Policia është duke luftuar grupet kriminale. Përkushtim kemi për trafikun rrugor për zvogëlimin e aksidenteve”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani tha se policia numëron më shumë se 9 mijë punonjës.

Kelani gjithashtu u shpreh se gjatë këtyre 23 viteve punë, policia ka kaluar nëpër shumë sfida.

“Data 6 shtator është datë shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës, datë kjo e cila vuri themelet e Policisë së Kosovës, e cila filloi punën me gjeneratën e parë prej 176 kadetëve, e qe për këto 23 vite përveç rezultateve pozitive, Policia e Kosovës kaloi edhe shumë sfida, por arriti që këto sfida t’i tejkalojë me sukses, arriti të zhvillohet e ndërtohet në një polici moderne me standarde më të larta demokratike”.

“Sot Policia e Kosovës numëron mbi 9 mijë punonjës të cilët i dalin në ballë të gjitha sfidave të sigurisë dhe shërbimit ndaj vendit dhe qytetarëve të saj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat