Gërvalla pret në takim ambasadorin e Malajzisë

Aktuale

Gërvalla pret në takim ambasadorin e Malajzisë

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 17:37
Donika Gërvalla, Dato Abdul Malik Melvin Castelino

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schëarz, ka pritur në takim ambasadorin e Malajzisë Dato Abdul Malik Melvin Castelino.

Në këtë takim ministrja Gërvalla foli për fuqizimin e marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe monarkisë kushtetuese parlamentare federale të Malajzisë.

‘’Malajzia është partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës në Azinë Juglindore si dhe shprehu gatishmërinë për të forcuar edhe më tej miqësinë, partneritetin dhe bashkëpunimin me këtë shtet’’, tha ajo.

Abdul Malik Melvin Castelino, në takim theksoi se është i lumtur që po qëndron për vizitë në Republikën e Kosovës.

Ai shprehu gatishmërinë e Malajzisë për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin me Republikën e Kosovës në diplomaci por edhe në shkëmbime tregtare me theks të veçantë në fushën e agrobiznesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat