Deputetja e VV-së: Në kohën kur isha mësimdhënëse, SBASHK-u merrte vendime arbitrare

Aktuale

Deputetja e VV-së: Në kohën kur isha mësimdhënëse, SBASHK-u merrte vendime arbitrare

Më: 8 shtator 2022 Në ora: 21:37
Arjeta Fejza

Deputetja e LVV-së, Arjeta Fejza ka kritikuar kryesinë e SBASHK-ut se ka pasur vendime arbitrare për kohën sa ishte ajo mësimdhënëse.

Fejza ka thënë se kur ushtronte profesionin e mësimdhënëses para se të bëhej deputete, ka pasur raste të vendimeve arbitrare nga ana e kryesisë së SBASHK-ut në raport me qëndrimet e mësimdhënësve.

“Edhe në kohën kur kam qenë anëtare e sindikatës në SBASHK, kur ushtroja profesionin e mësimdhënëses, kemi raste të vendimeve bukur arbitrare nga ana e kryesisë së SBASHK-ut në raport me qëndrimet e mësimdhënësve”, ka deklaruar ajo.

Ajo thotë se ka pasur raste kur pas konsultimit me akterët e ndryshëm politik, kryesia e SBASHK-ut ka ndërprerë grevën.

Kemi raste të ndryshme ku pas konsultimit me akterët e ndryshëm politik, vendimet si për greva janë ndërprerë nga ana e kryesisë së SBASHK-ut”, tha Fejza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat