Muja: Shkollat duhet të hapen, betejat politike mund t’i vazhdojmë në platforma tjera

Aktuale

Muja: Shkollat duhet të hapen, betejat politike mund t’i vazhdojmë në platforma tjera

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 10:58
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në seancën e sotme të Kuvendit ku po diskutohet për grevën në arsim, ka bërë thirrje që shkollat në Kosovë të hapen dhe nxënësit t’i kthehen mësimit.

Para deputetëve, ai foli për pakon e fundit të prezantuar nga Qeveria për përballje me inflacionin, ndërsa tha se fëmijët kanë rënë pre e negociatave për 50, 80 e 100 euro.

“Nga pakoja për inflacionin do të përfitojnë edhe mësimdhënësit. Është viti i katërt që Kosova nuk e fillon mësimin me rregull. Fëmijët janë bërë pre e negociatave jo 50 euro, jo 80 e jo 100”, u shpreh Muja.

“Fëmijët duhet të kthehen në shkolla. Është e drejtë kushtetuese dhe ligjore që shkollat në Kosovë të hapen. Betejat tona politike mund t’i vazhdojmë në platforma të tjera”, shtoi ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat